U raportua i zhdukur në det në Sarandë, gjendet i pajetë trupi 57-vjeçarit

Policia Kufitare ka gjetur trupin e pajetë të shtetasit portugez A.G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det pranë lagunës “Buka e Vivarit” në Sarandë, ditën e djeshme.

Trupi u gjet në zonën ku ishte parë për herë të fundit dhe do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes, i cili dyshohet të ketë qenë mbytja në det.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.