Edmond Petraj- Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria ka marrë të pandehur edhe nënë e Monika Kryemadhit.
Akuza për pastrim parash ju komunikua Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.
Ndërkohë, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë iu komunikuan më 29 maj.
Çifti tashmë ligjërisht të divorcuar akuzohen se ndër vite kanë përdorur pushtetin për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme.
Ky zhvillim i ri u komentua nga avokati Edmond Petraj, i cili ishte i ftuar në një emision televiziv.
Ai theksoi se nuk kemi të bëjmë me një përfundim final, por se procesi ndodhet aktualisht te komunikimi i akuzës.
“Përfundimi i CEZ- DIA është një zhvillim i ri. Dosjen e shikoj se do mbetet në teknikalitete. Nuk është përfundimi final, kemi një komunikim akuze, por jo se dosja ka mbaruar. Dosja do shkojë te gjyqtari paraprak dhe beteja dhe fusha është e hapur dhe do mbetet për t’u parë”, tha ai.