Aksident në aksin rrugor Fier-Berat/ Makinat ‘parkohen’ në kanal

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Berat, pranë zonës së Zharrëzës.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

LEXO  ‘Sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm’, Gjekmarkaj: Të ripërsëritet seanca, Peleshi të shkarkohet

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar.

LEXO  Lajmi i fundit/ Seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati i ish-Presidentit: Braktisëm seancën

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

LEXO  Niko Peleshi kryetari i ri i Parlamentit! Balla bëhet kryetar i Grupit të PS

Lajme Te nGjashme