Reshje shiu në Tiranë, rrugët e kryeqytetit mbushen me ujë

Rrugët e kryeqytetit u mbushëm me ujë këtë të martë, si pasojë e reshjeve të shiut që nisën që prej orëve të para të mëngjesit sot.

shi ne tirane

Siç duket edhe nga fotot disa rrugë janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve.

shi ne tirane

Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar.

Screenshot_10

Sipas parashikimeve SHMU, vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, të cilat do të nisin që në orët e para të mesnatës.

Screenshot_11

Reshjet do të shfaqen fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, kur reshjet pritet të përhapen në pjesën më të madhe të territorit, duke ruajtur një intensitet të ulët deri në pasditen e vonë.

Screenshot_12

Pas orëve të pasdites, reshjet do të lokalizohen kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat veriore malore, ku parashikohet që ndikimi të jetë më i theksuar.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga juglindja në jugperëndim dhe një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era hera-herës mund të arrijë deri në 10 m/s. Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë.