GJKKO lëshoi urdhër arresti për trafik droge, ky është Elidon Skëndaj, me tre identitete! Dyshohet se fshihet në…(Foto)

Personi në foto është Devid Boraj, me tre identitete, për të cilën GJKKO ka lëshuar një urdhër arresti, në kuadër të operacionit të SPAK kundër trafikut të drogës. Fotoja eshte siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në kërkim së bashki me Skendaj eshte edhe Ilir Lloshi.

Ndërkohë janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plarent Dervishaj e Erion Alibej.

Hetimet

Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao. Vetëm gjatë kësaj periudhe u dokumentuan dhjetëra episode trafikimi e sekuestrimi droge, në total mbi 6 ton dhe kapte vlerën e 411 milionë eurove.

Sekuestrime gjatë kontrolleve:

• 3 armë zjarri të llojit pistoletë
• 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në para cash
• 3 automjete luksoze, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63
• 1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025
• 2 orë të shtrenjta – një Rolex model 126613LN dhe një Richard Mille McLaren RM50-03/68
• 16 celularë të markave iPhone dhe Samsung
• 19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve
• Dokumente bankare dhe llogari financiare në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama
• 1 dron, 8 hard disqe Hikvision me kapacitet 6TB secili
• Sende të tjera me vlerë që pritet të ndihmojnë hetimin