”Mos u mërzit vlla s’ke ça me bo”/ Si u kapën 811 kg dro*ë në Belgjikë të Plaurent Dervishaj

Prokuroria e posacme ka arritur në zbulimin e disa komunikimeve mes Plaurent Dervishaj dhe Artuar Hoxhosmani ku flasin për sekuestrimin e nje sasie prej 4 ton droge.

Sipas komunikimit Dervishaj thote se në kontenierin e kapur jane ai kishte 811 copë me lëndë narkotike.

Gjatë komunikimeve, i hetuari Plaurent Dervishaj e pyet bashkëpunëtorin tjetër Artur Hoxhosmani për çmimin që mund të shkonte lënda narkotike që do dërgohej tek personi i thirrur “drrsaku” (i paidentifikuar), pasi do komunikojmë me një person në Brazil dhe shpresonte që të bënte ndonjë punë, por fillimisht do e provonte me një sasi të vogël lënde narkotike.

Në vijim diskutojnë për detyrimet që i ka personi tjetër, momenti që duhej kërkuar shlyerja e detyrimeve dhe flasin për sasinë me lëndë narkotike të personit tjetër nën hetim Erion Alibej (Kumi).

Analizimi i komunikimeve të personave në tim rezulton se në të njëjtën ditë 28.4.2020, te heturit Artur Hoxhosmani i është sekuestruar në Belgjikë një sasi lënde narkotike, e kamufluar në të njëjtën mënyrë, në lëndë drusore, (fakt ky i atribuuar në episodin e dytë).

Diskutojnë për sekuestrimin e sasisë prej 4 ton me lëndë narkotike të llojit kokainë dy ditë më parë komunikimit, e për rrjedhojë, sipas tij i kanë futur në skaner gjitha anijet, ku i hetuari Plaurent Dervishaj konfirmon sasinë prej 811 copë që ka patur në atë ngarkesë, por në momentin që drejtuesi i kamionit ka vajtur për të tërhequr “mallin” ka dyshuar në sjelljen e punonjësve të portit për shkak se i kanë dhënë urdhër që të shkonte në skaner, ndaj dhe në këtë moment sipas të hetuarit Plaurent Dervishaj, ka arritur që të hidhte telefonin me aplikacionin e platformës së enkriptuar Sky Ecc.

Më pas, punonjësit e portit kanë kontrolluar mjetin e shoferit, dhe e kanë pyetur për telefonin me të cilin ka komunikuar, por më pas e kanë lënë të largohej shoferi, ndaj dhe kanë shprehur dyshimet se kanë qenë duke e mbajtur nën vëzhgim.

Diskutojnë në vijim për vendin ku do e dërgonin ngarkesën, si dhe procedurat që ndërmerreshin nga autoritetet holandeze për lajmërimin kompanisë së transportit lidhur me dyshimet për praninë e lëndës markotike, dhe i thotë të hetuarit Artur që të mos shqetësohej pasi do e rikuperonin humbjen shumë shpejt.

Artur Hoxhosmani: Mos pyt vlla, e sigurt qe jan kap
Plaurent Dervishaj: Mos u merzit vlla ske ca me bo
Artur Hoxhosmani: Po sme ka shkrujt akoma po ka kry ouna dhe ajo
Plaurent Dervishaj: Jan kap 4 ton do jete aty, e futen ne skaner te gjithë anijet, 811 cop, ka shku shoferi me terheq e si ka pelyq sjellja, e ka hudh skain. I kan thon do shkojm ne skaner dhe i kan kontrollu makinen i kan thon ku ke tel tjetër. I ka thon skam tel vec ket, e kan lon shoferin me ik, besoj po e rujn. Tani besoj do e cojn ne kompani kutin e do presin do lajmoj kompania qe ka mall mren shtetin. Se as firmes nuk i kan komuniku gjo. Mos e vrit menjen tha se sjemi zero me tha. Do e rikuperojm shum shpejt tha.