Fjalët e para të Xhakës si lojtar i Sandërlendit: Është pikërisht ajo që doja, shkruajmë historinë së bashku

Granit Xhaka u prezantua te Sandërlend dhe është i lumtur për këtë rikthim në Angli. Ndër të tjera mesfushori u shpreh që do ta ndihmoj ekipin të vazhdojë të qëndrojë në Premier Ligë.xhaka“Jam shumë krenar që jam këtu.

Kur fola me klubin, u emocionova dhe ndjeva energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë njerëzit dhe lojtarët.

Është pikërisht ajo që doja dhe kam një ndjenjë shumë pozitive. Jemi kthyer aty ku ky klub meriton të jetë dhe duam të qëndrojmë atje për të shkruar historinë tonë. Ndihem gati ta ndihmoj ekipin me përvojën time, por edhe me cilësinë time. Duhet të jemi në fushë, por nuk mendoj se do të jetë një problem i madh. Ka kaluar shumë kohë duke pritur, por tani jam këtu dhe mezi pres të filloj”, deklaroi 32-vjeçari.