Gjykata dënon me burgim të përjetshëm autorin e vr*sjes së efektivit të “Shqiponjave”

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, N.C.

Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale:

Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë,
Armëmbajtje pa leje,
Drejtim të parregullt të mjetit.
Ngjarja e rëndë në Baltëz

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi si një konflikt banal. Azgan Mërnica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, kur u ndalua nga efektivi N.C., i cili i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngarjes.

Sipas Prokurorisë, pas një debati të ashpër verbal, Mërnica ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje efektivin, i cili ndodhej në detyrë. Pas ngjarjes, i akuzuari u kap nga forcat e rendit pas një operacioni disaorësh.