Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka rrëfyer detaje të reja mbi marrëdhënien me Gjestin, duke lënë të kuptohet se kontaktet mes tyre kanë qenë të tensionuara pas daljes nga shtëpia.
Në një lidhje live në TikTok, Xheneta tregoi se është përballur disa herë me të, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër, por ka ndryshuar qëllimisht orarin e stërvitjes për të shmangur takimet me të.
“Kur kuptova në çfarë ore ushtron, e ndryshova orarin. Nuk doja të përplaseshim.”
Edhe pse marrëdhënia mes tyre ka përfunduar, ajo ka treguar se i ka shkruar për ditëlindje:
“Ia kam uruar ditëlindjen me mesazh. I urova suksese, por nuk më është përgjigjur. S’ka problem, kemi ngrënë bukë bashkë.”
Sa i përket takimeve të rastësishme me Gjestin, Xheneta shtoi se ai shpeshherë dukej në siklet dhe nuk ndihej rehat në prani të saj:
“Kur më pa live, më shikonte sikur kishte frikë. I thashë: aman, s’do të të mbys, ka mbaruar Big Brother.”