Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan- Vlorë, në afërsi të “Urës së Mifolit”.
Burime bëjnë me dije se një motor teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer.
Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të lënduar.
Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.