Kërkonte të bënte s*ks me një të mitur dhe i dërgoi foto intime, arrestohet burri në Tiranë!

Një burrë është arrestuar nga Policia e Tiranës, i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në pranga është vënë shtetasi D. P., 46 vjeç.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se arrestimi i tij u krye pasi gazetarët e emisionit “Piranjat”, mëngjesin e djeshëm, njoftuan shërbimet e Policisë, se 46-vjeçari kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, të cilës i kishte dërguar fotografi me përmbajtje intime.

Raportohet se ai është kapur në ambientet e jashtme të një subjekti privat.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.