‘Pandora’/ SPAK bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte…

SPAK në bashkëpunim me partneritete gjermane ka shkatërruar një grupi kriminal, i cili merrej mashtrim kompjuterik. Gjatë aksionit u arrestuan disa persona.

SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me autoritetet gjermane në kuadër të hetimeve ndërkombëtare për goditjen e krimit të organizuar dhe mashtrimeve financiare, duke u bërë pjesë e një operacioni të përbashkët që kulmoi me aksionin “Pandora”.

Hetimet, të nisura që në vitin 2023 në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Gjermanisë, synuan zbardhjen e një skeme të sofistikuar mashtrimi me call center-a, ku shtetas të ndryshëm vepronin si oficerë policie të rremë për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga qytetarë gjermanë, duke u premtuar rikuperim humbjesh nga investimet në Forex.

Eneid Nakuçi: U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe humbjet nga Forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas.