Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin Korçë – Ersekë, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur anash rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin dy persona, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia Rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.