U mbyt në lumin Mat, gjendet pas disa orësh nga palombarët trupi i pajetë i peshkatarit (Video)

Është gjetur pas disa orësh kërkimesh nga palombarët peshkatari Ded Qoku, i cili u raportuar paraditen e sotme se ishte mbytur në lumin Mat.

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit.

Peshkatari u denoncua i zhdukur nga shoku i tij me iniciale D. Q., rreth orës 13:40.

Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Lezhë / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se:

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.