Pas lindjes së djalit, Dafina dhe Kreshniku shfaqen për herë të parë në publik

Pas lajmit të gëzueshëm për ardhjen në jetë të djalit të tyre, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshniku janë shfaqur për herë të parë së bashku në publik.

Dyshja u fotografua gjatë një dasme ku ishin të ftuar, ndërsa imazhi u ndanë nga vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram.

LEXO  Aksident me vdekje në vend(detajet)

Të veshur me elegancë dhe me buzëqeshje të ndritshme në fytyrë, Dafina dhe Kreshniku rrezatuan lumturi, ndërsa postimi u shoqërua me përshkrimin: “Mami & Babi”.

Kjo dalje e parë publike pas lindjes ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat kanë përgëzuar çiftin për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

LEXO  Tre të ndaluar për zjarrvënie në Vlorë, njëri hodhi bishtin e cigares dhe dogji 30 rrënjë ulliri

Duket se ata po e përjetojnë prindërimin me shumë dashuri dhe qetësi, duke u rikthyer gradualisht edhe në jetën shoqërore.

Lajme Te nGjashme