U gjet i varrosur në arë, policia merr në pyetje 4 persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen! Trupi u gjet nga familjarët, e kishin denoncuar të zhdukur

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje 4 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur në fshatin Baincë në Lipjan, ku u gjet i groposur në arrë trupi i pajetë e një personi.

Sipas informacioneve parapake, trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët e viktimës, i cili ishte denoncuar i zhdukur pak ditë më parë.

Dyshohet se viktima është Enver Bajraktari, për zhdukjen e të cilit familja kishte ngritur alarmin dhe kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.