“Kam refuzuar bashkëpunime që…”/ Valbona Mhilli i kundërvihet Gerta Gixharit: Nëse dikush ndihet i varfër se shkon në kamping…

Eftuara e radhës në emisionin “Pushime On Top” ka qenë moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli. Gjatë intervistës me Lei Krajën, ajo ka folur pak për pushimet e saj.

Valbona ka treguar se gushtin e ka llogaritur për pushime me shoqërinë e saj, duke qenë se e ka lënë pak pas dore kohët e fundit.

E pyetur për stilin e saj të pushimeve, moderatorja u shpreh se për të nuk ka rëndësi hoteli apo vendi luksoz, por të jetë me njerëzit që ajo do. Ajo shtoi se i pëlqen shumë edhe kampingu.

Këtu ndërhyn Lei, e cila i kujton një frazë të Gerta Gixharit gjatë një episodi të “Goca dhe Gra”, ku u shpreh se ‘kampingu është për të varfrit’.

“Po nëse dikush ndihet i varfër se shkon në kamping, është puna e tyre. Kampingu është një eksperiencë shumë e bukur”, tha Valbona, e cila u shpreh gjithashtu ‘i duket e tepërt që të ekspozojë gjërat e luksit’.

Pjesë nga intervista:

Si mund t’a përkufizosh këtë verë? Si ka qenë për ty?

Një verë shumë e bukur, ka pasur ngarkesat e veta, kam qenë shumë e përmalluar të takoja familjarët e mi. Kam bërë një udhëtim, kam shkuar te motra, kisha një vit pa e takuar atë dhe mbesën.

Si ishte? Të dha ndonjë këshillë sa i përket jetës pas “Big Brother”?

Shumë mirë. Ndihem në faj se e kam stresuar aq shumë gjatë periudhës që kam qenë në Big Brother. Merakosej shumë, është ndjerë shumë keq. Çdo situatë e përjetonte, çdo reagim e përjetonte. Di që nuk ka pasur që nuk ka qenë e shqetësuar, ka derdhur edhe lot kur nuk më ka parë mirë. I kam kërkuar ndjesë.

Ti ke bërë pushime?

Pushime me shoqërinë ende, por e kam llogaritur që muaji gusht do jetë muaji i shoqërisë.

Çfarë lloj stili ke qejf sa i përket pushimeve, me një çantë në krah dhe ku të na çojë aventura apo me një kapele, fustan të gjatë me lule, me një shofer në makinë, një shofer privat?

Gjatë periudhës që dola nga Big-u por edhe tani, kam patur shumë kërkesa për bashkëpunime dhe reklama përsa i përket për të ekspozuar këtë jetën në ambiente luksoze, në hotele luksoze, në vende luksoze, dhe unë nuk i kam pranuar. Për mua e rëndësishme është të jem me njerëzit që unë dua dhe nuk ka rëndësi luksi i tepërt, shoferi, hoteli me 7 yje. Për mua këto janë gjëra që nuk dua ti ekspozoj, janë gjëra të tepruara. Nuk është se nuk e kemi bërë këtë jetë, edhe e bëjmë, por nuk e ekspozojmë. Do preferoja më shumë të shkoja më mirë në një kamping me shoqërinë time.

Po kampingu është për të varfrit kanë thënë të tjerët

Po nëse dikush ndihet i varfër se shkon në kamping, është puna e tyre. Kampingu është një eksperiencë shumë e bukur, unë e kam provuar që në nisje të tyre, që në vitin 2009, në Jalë.

Si është si përvojë?

E jashtëzakonshme

Preferon një shezlong me një libër apo një klub nate me muzikë dhe pije, cili është stili yt?

Të dyja kanë kohën e tyre. Unë kam përshtypjen më mirë të rrish më shumë kohë në shezlong duke lexuar një libër, se sa të jesh çdo natë në një klub duke u dëfryer dhe duke mos patur mundësi të marrësh veten në ditët në vazhdim.