‘’Unë nuk jam Bora Zemani’’, ish-banorja e Big Brother: Nuk i ndjek meshkujt nga pas

Xheneta Fetahu, ish banorja e BBVK ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka përmendur moderatoren e njohur dhe të dashur nga publiku shqiptar, Bora Zemani.

Pasi është akuzuar nga ndjekësit për “përndjekjen e meshkujve”, Xheneta ka thënë që nuk është Bora dhe nuk i shkon asnjë mashkulli nga pas.

“Unë nuk i përndjek meshkujt, mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu, unë kurrë nuk i shkoj prapa një mashkulli, ose më mbanë para duarve dhe më vlerëson, ose hiqet, për mu kallen,” u shpreh Xheneta, duke shtuar se nuk ka interes për kërkesa të tilla.

Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime në rrjet, ndërsa nga ka ardhur akoma një përgjigje nga moderatorja.