Përleshja me dasmorët në aheng, reagon Shpat Kasapi: Ishte një…!

Mediat e Kosoves raportuan dje se në një dasmë të zhvilluar në një restorant në Shkabaj është kthyer në një skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist rezulton të jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Kasapi dhe vëllai i tij ishin të ftuar në aheng, por mbërritja e tyre sic pretendon SInjali me vonesë dhe gjendja në të cilën ndodhej këngëtari, kanë tensionuar situatën në vendngjarje

Mospajtimet me nikoqirët kanë kaluar në një përplasje fizike, e cila përfshiu disa persona.

Në incidentin e dhunshëm është lënduar edhe nusja e dasmës, për të cilën dyshohet se mund të jetë goditur nga vetë Kasapi gjatë përplasjes.

Raportohet se këngëtari dhe familjari i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona – Feim Kicaj 62 vjeçar, Bledar Kicaj 36 vjeçar dhe Blerim Kicaj 29 vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas ngjarjes së bujshme, Shpat Kasapi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku është shprehur: