“Ushtria dhe policia më shpëtuan se unë nuk ikja”! Flet nga spitali banori i fshatit Skënderbegas: U dogj çdo gjë, bagëti e shtëpi

Zjarret në Gramsh kanë regjistruar një situatë alarmantë në këtë zonë ndërsa fatkeqësisht është regjistruar edhe një viktimë. Një banor i fshatit Skënderbegas teksa po luftonte me flakët në banesën e tij për pak sa nuk humbi jetën teksa insistonte të mos largohej. Ai u nxor në kohë nga banesa teksa tani është i shtuar në spital pasi ka kaluar asfiksi.

Banori edhe pse po rrezikonte jetën është shprehur nga spitali se nuk donte të largohej nga banesa. Ai shprehet se kishte hallin e gruas dhe djalit të tij që ku do rrinë nëse banesa digjet duke vënë në rrezik jetën e tij që mundi disa vjeçar mos ti digjej para syve. Ai e ka përshkruar situatën shumë të rëndë teksa theksoi se zjarri ishte i madh dhe dogji gjithçka.

“Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë, bagëti dhe shtëpi në fshatin Skënderbegas. Ca fshatra të tjerë janë djegur fare. Si ka mundësi të digjet Shqipëria për dy minuta.

Ne shikonim zjarret nga malet, ai na erdhi te shtëpia. Kisha nja 10 kuintalë ujë te shtëpia dhe markusë dhe ndërhyra për ta shuar. Ata uruar qofshin që na shpëtuan, ushtria dhe policia, se unë nuk ikja po të mos ishin ata,’ tha ai.