Thashethemet për një marrëdhënie romantike mes modeles së njohur, Adrola Dushi dhe këngëtarit Capital T, datojnë prej kohësh.
Edhe pse ende të pakonfirmuara nga vetë personazhet kryesorë të kësaj historie, nuk ka mbetur më vend për dyshime për raportin e tyre tashmë të konsoliduar.
“Vip Magazine” ka siguruar një foto të modeles, djalit të saj Troi nga martesa e mëparshme, të Capital T dhe nënës së këtij të fundit duke darkuar së bashku.
Çifti po shijon këto ditë të nxehta me diell në brigjet e Shqipërisë të shoqëruar nga familjarët e tyre.