“Për pak u kapëm për fyti…”/ Çudit Françeska Murati: Laert Vasilit nuk dua t’i shoh sytë

Ish-banorët e “Big Brother VIP”, Laert Vasili, Françeska Murati, Rizarta Hoxha dhe Loredana Brati, kanë dhënë një intervistë për “Pushime On Top”.

Teksa po shijonin një xhiro në mes të detit, Eni Shehu i ngacmoi ata me disa pyetje. Kur moderatori i njohur u tha të zgjidhnin një person që të ngecnin për një muaj në një ishull, Franceska tha djalin e saj.

LEXO  Motori përplaset me një mjet në Kamenicë – humb jetën drejtuesi

Murati shtoi duke qeshur se nuk do donte të ishte vetëm në një ishull me Laertin, as një ditë se do kishte shkalluar.

Pjesë nga intervista:

Eni: Imagjinoni pak tani ju në Sazan, zgjidhni vetë se me kë do donit të ngecnit aty, me një personazh që e njohim, një muaj. Një tjetër izolim se të katërt e keni bërë “Big Brother”. Dhe një tjetër që nuk doni t’i shihni sytë as për një ditë.

LEXO  I humbur prej datës 28 qershor, gjendet i pajetë i moshuari

Françeska: Do doja të isha një muaj me djalin tim. Do ishte një gjë e bukur vetëm unë dhe ai të izoluar në ishull. Do ishte një eksperiencë shumë e bukur.

LEXO  Një qytetar gjen çantën me 15 mijë euro në rrugë, veprimi i tij habit të gjithë

Eni: Kujt nuk do doje t’ia shihje bojën aty në ishull?

Françeska: Laertit. Një muaj me Laertin do kisha shkalluar

Eni: Një ditë

Franceska: Do kisha shkalluar. Ja një orë këtu e desh jemi kapur për fyti (qesh) .

Lajme Te nGjashme