Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, Arbenita Ismajli reagon në rrjetet sociale

Arbenita Ismajli, ish-bashkëshortja e reperit nga Kosova Fero, ka reaguar në rrjetet sociale pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar ndaj saj nga autoritet e drejtësisë në Prishtinë.

Duket se modelja ka zgjedhur që të injorojë situatën ligjore, duke postuar dy video në Instagram ku në të parën shfaqet duke dëgjuar dhe shijuar muzikën e këngëtares Rihanna, e ndërsa në videon e dytë tregon se po argëtohet me një mace.

LEXO  Grushte, shkelma dhe thikë, sherr midis disa personave në Vlorë! 1 i plagosur, 4 të shoqëruar në Polici

“Di çdo këngë të Rihannës fjalë për fjalë”, shkruan ajo.

Kohët e fundit pas divorcit me Feron, situata mes tyre ka qenë e acaruar, me akuza të forta nga ana e reperit ndaj saj, nënës së vajzës së tij.

LEXO  Edhe Shkodra në flakë. Raportohen 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Sipas raportimit të mediave në Kosovë, dyshohet se lëshimi i urdhërarrestit lidhet me mosrespektimin e vendimit të gjykatës në lidhje me takimet përcaktuara të Feros me vajzën e tij, e cila është nën kujdestarinë e modeles.

LEXO  Ronaldo Sharka u shfaq me makinë super luksoze, “shpërthen” rrjeti: Ku i gjete 160 mijë euro?

Lajme Te nGjashme