41-vjeçari në Tiranë plagos me thikë bashkëjetuesen pas një konflikti në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në rrugën “Besim Alla”, në zonën e “Misto Mames”, duke tronditur komunitetin lokal.

LEXO  Turqi/ Rrëzohet avioni gjatë një propozimi për martesë, dy të plagosur rëndë

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin Fatlind Cili 41-vjeç ndërsa e plagosura është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacionit zyrtar, konflikti mes çiftit ka degraduar në dhunë fizike, duke përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës ndaj gruas.

LEXO  Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, ku i janë referuar edhe materialet procedurale. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë në familje, ndërsa viktima pritet të dëshmojë pasi gjendja e saj të stabilizohet.

LEXO  Arrestimi i ish-kreut të FRPD Kavajë/ E shkuara e babait të Kid Kazazit, nga shitja e makinës që u përdor në vrasje, te prangosja si dëshmitar në gjyq

Lajme Te nGjashme