Një burrë është arrestur sot në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, pasi kishte gëlltitur një sasi të madhe kokaine.
Sipas policisë greke, i huaji, i ardhur nga një vend i Amerikës Latine, u kap nga hetuesit e anti-drogës të Drejtorisë së Krimeve të Organizuar (DAOE) për tentativë për të futur drogë, të cilën e kishte gëlltitur për ta transportuar.
Burri, që udhëtonte nga Brazili përmes Francës, kishte gëlltitur 100 pako kokainë, secila paketë ishte 11 gram me pastërti 90%.