Policia Rrugore ka shtuar monitorimin e akseve rrugore në kryeqytet 24 orë në 24, 7 ditë në javë, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla të pauniformuara. Qëllimi i këtyre kontrolleve është parandalimi i aksidenteve, garantimi i sigurisë rrugore dhe reduktimi i ndotjes akustike nga automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme.
Nga monitorimi i zhvilluar gjatë dy javëve të fundit, Policia Rrugore ka marrë masa konkrete:
77 shtetas janë proceduar penalisht për parkim të gabuar, ndërsa automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës;
66 persona janë arrestuar ose proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit;
5 shtetas tentuan të korruptonin punonjës të policisë për shmangien e përgjegjësisë penale;
3 persona të shpallur në kërkim janë kapur;
108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore;
53 leje drejtimi janë pezulluar;
33 raste janë evidentuar për transport publik të kundraligjshëm, përfshirë taksi pa dëshmi përkatëse, taksi me targa të bardha dhe autobusë që ndryshojnë destinacionin nga ai i lejes.
Gjatë operacioneve, një 42-vjeçar në Tiranë është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa policia apelon për respekt rigoroz të ligjit nga drejtues automjetesh, motomjetesh, këmbësorë, por edhe përdorues të biçikletave dhe monopatinave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë – Policia Rrugore intensifikon monitorimet e akseve rrugore 24/7, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara.
Qëllimi i kontrolleve është parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i sigurisë rrugore si dhe ulja e ndotjes akustike nga automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme.
Nga monitorimi gjatë dy javëve të fundit:
-77 shtetas janë proceduar penalisht pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës;
-66 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur, për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor;
-5 shtetas janë proceduar penalisht, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale;
-janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim.
-108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore;
-janë pezulluar 53 leje drejtimi;
-evidentuar 33 raste të automjeteve që kryejnë transport publik në mënyrë të kundraligjshme (drejtues taxi pa dëshmi përkatëse, taksi me targa të bardha, autobus me ndryshim destinacioni nga ai që përcakton leja e transportit).
Policia Rrugore apelon për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë: drejtues automjetesh, motomjetesh, këmbësorë, si dhe ata që lëvizin me biçikleta ose monopatina, për të garantuar siguri për çdo përdorues të rrugës.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.