Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t. Kush është gruaja që…!

Ka përfunduar në një histori sentimentale ngjarje e ndodhur mesditën e djeshme, ku nëna e Daniel Shimës ish-nëndrejtorit të AKSHI-t, shkoi në ambjentet e komisariatit Nr.1, duke raportuar humbjen e djalit.

Fillimisht e ëma ka shfaqur interes në polici për çfarë e kishin arrestuar të birin, pasi vetë ky i fundit kishte telefonuar duke u shprehur se: “…po e arrestonin…”.

Por në polici kanë mësuar se Daniel Shima, nuk ishte arrestuar në asnjë komisariat të Tiranës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj situate e ëma e Dorian Shimës ka bërë kallëzim në ambjentet e komisariatit Nr.1 në Tiranë, duke çuar policinë në nisjen e verifikimeve në pistën e largimit nga banesa, me qëllim gjetjen e këtij personi.

Pista e parë ku policia u përqëndrua për gjetjen e Dorian Shimës, nuk ishte ajo e detyrës së mbajtur disa kohë më parë tek AKSHI, por tek një histori divorci që i riu ka pasur me bashkëshorten e tij.

Shima kohët e fundit ishte divorcuar me gruan dhe paralelisht në këtë periudhë paralelisht kishte nisur një histori dashurie me një grua tjetër me incialet E.H, shkruan gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Për shkak të nisjes së problemeve të bashkëjetesës edhe me këtë të fundit, ai mësohet të jetë larguar nga banesa, duke inskenuar një situatë tek familjarët e tij sikur e kishin arrestuar duke u zhdukur pa gjurmë për disa orë.

Në orët e vona të mesnatës Daniel Shima është paraqitur vetë në ambjentet e komisariatit Nr.1 në Tiranë duke dhënë shpjegime rreth arsyes së largimit nga banesa.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, Shima është kthyer në banesës e nënës së tij.