Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar sot në News24 rreth humbjes së kontakteve me ish-zv. drejtorin e AKSHI, Daniel Shima.
Ajo tha se Shima di shumë dhe se mund të jetë kërcënuar për të mos folur. Sipas Lalës, Shima kishte marrë edhe para me fajde kohët e fundit.
Humbja e kontakteve të tij për 10 orë ka ngritur dyshime dhe kërkon një hetim të thelluar nga policia. Çështja mbetet e hapur dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave.
Klodiana Lala: Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blere vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë. Nga ky moment është dhënë alerti. Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.
Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë.