U kap me dr*gë – SKANDAL i përsëritur! Dosjet “e zeza” të Marina Farës, e përfshirë edhe më herët në çështje kriminale… (Video)

Emri i Marinës Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është rikthyer sërish në qendër të kronikës së zezë. 39-vjeçarja, e njohur ndryshe edhe si Roxhensa Kapurani, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël kokaine.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan R. K., 39 vjeçe, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike, kokainë”, njoftoi Policia.

Por kjo nuk është hera e parë që Marina Fara përballet me drejtësinë. Pesë vite më parë, ajo u përfshi në dosjen e bujshme të operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona. Marina u përmend në përgjimet telefonike të policisë, pasi dyshohej se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik narkotikësh të arratiseshin.

Atëherë ajo arriti t’i shpëtonte pasojave të rënda ligjore, por emri i saj mbeti i lidhur me botën e krimit. Arrestimi i sotëm tregon se historia duket se po përsëritet për vajzën e divës së muzikës shqiptare.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit./Shqip

@oranews.one

Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me k*kainë në mes të Tiranës #oranews #EliFara #marinafara #ShowBiz

♬ original sound – Ora News