Parashikimi i motit për sot, ulen ndjeshëm temperaturat në vend!

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas mesditës do të vijnë gradualisht në shpërbërje, duke i lënë vendin kthjellimeve.

Era Do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës do të arrijë deri në 12 m/s.

Valëzimi në det pritet të jetë i moderuar, me forcë 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat do shkojnë deri në 30°C në shumicën e qyteteve të vendit si Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.

Në bregdet temperaturat maksimale pritet të shënojnë 28-29°C në Vlorë dhe Sarandë, ndërsa në zonat malore termometri do të ngjitet deri në 25-27°C.