Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetin e tij socale Facebook, përmes të cilit denoncon Belinda Ballukun.
Bardhi thotë se Balluku përdori administratën shtetërore si një rrjet kriminal patronazhimi në zgjedhjet e 11 Majit.
“Por, në qarkun e Fierit, Belinda Balluku nuk pyet as për standardet ndërkombëtare e as për ligjin”, thekson demokrati.
Sipas Bardhit vetëm për një rajon në qytetin e Fierit, Belinda Balluku përdori si terroristë elektoral plot 430 punonjës të administratës publike, që kishin përgjegjësinë të gjurmonin jetën e qytetarëve, të ofronin favore shtetërore në këmbim të votës apo të intimidonin qytetarët me keqpërdorimin e forcës së shtetit.
Bardhi bën me dije se detyra e tyre ishte të mblidhnin vota për partinë në pushtet duke keqpërdorur funksionin publik.
Postimi i plotë
Në deklaratën e gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të OSBE-ODIHR evidentohet se përdorimi i rrjetit të patronazhimit bie ndesh me standardet ndërkombëtare.
Por, në qarkun e Fierit, Belinda Balluku nuk pyet as për standardet ndërkombëtare e as për ligjin.
Të dhënat më poshtë paraqesin faktet se si Belinda Balluku përdori administratën shtetërore si një rrjet kriminal patronazhimi.
Vetëm për një Rajon në qytetin e Fierit përdori si terroristë elektoral plot 430 punonjës të administratës publike, që kishin përgjegjësinë të gjurmonin jetën e qytetarëve, të ofronin favore shtetërore në këmbim të votës apo të intimidonin qytetarët me keqpërdorimin e forcës së shtetit.
Detyra e tyre ishte të mblidhnin vota për partinë në pushtet duke keqpërdorur funksionin publik.
Përdorimi i administratës shtetërore në zgjedhje është krim elektoral, por që mbetet i pandëshkuar sepse Task Forca PP-SPAK-KQZ ishte alibia e pushtetit dhe jo mekanizmi për të garantuar zbatimin e ligjit.