‘Prokurorë apo gjykatës që sulmojnë shtetin, para drejtësisë’, Rama: Punonjësit e policisë rrezikojnë deri në vetëmohim

Sezoni veror i këtij viti shënoi numrin më të lartë të zjarreve, si dhe të dëmeve të shkaktuara prej tyre duke shkrumbuar fshatra të tërë.

Kryeministri Rama ndodhet ë ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve të cilët luftuan në territore të vështira.

” Njerëz me uniformë në këtë vend derdhin mund në një luftë sfilitëse me zjarret, mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga goja e flakëve, disa personave me një ndjeshmëri zero dhe integritet moral dhe profesional zero, në ajër të kondicionuar i përqeshin sakrifiacat dhe i shkelin interesat e vendit duke dhënë vendime jo në mbrojtje të republikës por në favor të dëmtuesve.

I kam kërkuar ministrit t’ja përcjell organeve të gjyqësorit rastet e mësipërme, janë mjaft për të vënë duart në kokë. Nuk do të lëmë gur për të vendosur përpara përgjegjësisë cddo prokurorë apo gjykatës që do të sulmojë shtetin dhe interesin publik me zaptues, zjarrvënës apo gllabërues të hapësirave të vendit. Nuk do kursejmë mbështetjen ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që luftojnë korrupsionin, krimin dhe duke qëndruar drejt në mbrojtje të interesit publik. Do të udhëhiqemi nga shembulli që treguan se punonjësit nuk janë kokrrat që bëjnë lajm për shembullin e keq, por janë një shumicë dërrmuese që nuk bëjnë lajm por ngrejnë Shqipërinë në majën drejt Europës. E bëjnë lajmin sepse arrijnë deri në vetëmohim duke nxjerrë nga rreziku të tjerë.”