“Më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…”, nxënësit rrëfejnë momentet e tmerrit: Kisha frikë se…

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një 23-vjeçari nisi të qëllonte me breshëri plumbash drejt tyre.

Të vegjëlit nxituan të fshiheshin në stolat e kishës, teksa luteshin që tmerri që po përjetonin të mbaronte.

“Shoku im më shpëtoi jetën”, rrëfen i tronditur një 10-vjeçar, që i shpëtoi plumbave. “Ishim dy vende larg dritares. Viktori u shtri sipër meje dhe u godit në shpinë. E dërguan në spital, u frikësua shumë për të, tani mendoj se është mirë”, tha Weston Halsne për gazetarin e CBS Minnesota.

Ai tregoi se u fshehën në stolat e kishës dhe më pas në palestër, derisa u thanë se janë të sigurt. “Kisha frikë se nuk do ta shihja më nënën”, shtoi i mituri, teksa e ëma e priste jashtë shkollës.