Përplasje të dh*nshme mes studentëve dhe policisë në protesta antiqeveritare në Novi Sad, dhjetra të plagosur

Në Novi Sad të Serbisë veriore janë shënuar përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë, gjatë një tubimi antiqeveritar përpara Fakultetit të Filozofisë.

Sipas raportimeve, qindra studentë dhe qytetarë që i mbështesnin ata u përpoqën të thyenin kordonin e policisë, e cila po siguronte ndërtesën ku ndodhej dekani i fakultetit, figurë e kundërshtuar nga studentët.

Situata u tensionua kur protestuesit hodhën gurë, shishe, vezë, tymuese dhe objekte të tjera në drejtim të forcave policore.

Policia reagoi duke i shtyrë demonstruesit mbrapa, çka çoi në përleshje fizike të drejtpërdrejta mes dy palëve. Nuk raportohet ende për numrin e personave të lënduar, ndërsa ka pasur dhe shumë arrestime.

Protestat studentore në Novi Sad po zhvillohen në kuadër të pakënaqësisë së gjerë ndaj qeverisë.