Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re Rama 4 pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mbledhja tashmë është zyrtare pasi është njoftuar pasi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi. Asambleja e socialistëve do të mblidhet në orën 09:30 te kompleksi Xibraku në Elbasan.
Mbledhja do të nisë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, i cili do t’u drejtohet të vetëve për sfidat e këtij mandati të katërt qeverisës, ku fokusi pritet të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE në fund të kësaj dekade, si dhe pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të ri.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi e vetme 83 mandate deputetësh, kundrejt kundërshtarëve Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, që së bashku fituan 50 vende në parlament.
Partia Socialiste fitoi për herë të katërt zgjedhjet, që prej vitit 2013 kur po qëndron në pushtet. Në historinë pluraliste të Shqipërisë, asnjë forcë politike nuk ka mundur të fitojë 4 mandate radhazi me shumicë qeverisëse.
AXHENDA:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
Mendime, pyetje dhe diskutime
Të ndryshme
Njoftimi:
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2. Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3. Mendime, pyetje dhe diskutime
4. Të ndryshme
Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë.