Reperi i njohur, Fero, ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së gjatë të ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli. Modelja ka folur për herë të parë me detaje mbi ndarjen dhe marrëdhënien e tyre problematike.
Por jo vetëm kaq, pasi modelja e njohur shtoi se ka qenë ajo që ka mbuluar financiarisht gjithë jetesën gjatë kohës që ishin bashkë dhe se është ndjerë e keqtrajtuar jo vetëm nga ai, por edhe nga familjarët e tij.
Fero nuk e la pa përgjigje deklaratën, duke e quajtur atë “një përpjekje për njollosje” dhe duke i mohuar të gjitha akuzat. Në reagimin e tij, ai e quajti “analfabete” dhe pretendoi se famën ajo e ka marrë falë lidhjes me të.
“3 vite më vonë… ti zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi të shkruash? Ti s’di as të gërmëzosh, komplet analfabete. Mbaj mend: fama që more ishte nga të ndenjurit krah meje. Vetëm kur doli urdhër-arresti, fillove të flisje pa kuptim. Gjykata do të merret me njollosjen tënde. Ti je në arrati, jo unë”, shkruan reperi.
Fero më pas ka publikuar një mesazh që ka shkruar një ndjekës, i cili pretendon se ka qenë komshi me Arbenitën. Ai i ka shkruar se babai i saj i ndjerë nuk flise me të, madje si vëllezërit.
Akuza më e rëndë është kur ndjekësi shkruan se babai i modeleve ka ndërruar jetë prej saj, nga stresi që ajo i ka shkaktuar.
“Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tend”, ka shkruar reperi krahas këtij mesazhi.
Ndërsa në një tjetër postim po në “Instastory”, Fero ka publikuar një lajm ku shkruan se babai i Arbenitës ka ndërruar jetë kur ajo lindi vajzën e saj.
“A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”.