Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperaturat deri në 34 Gradë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në veri dhe qendër.

Era do të fryjë lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.

Në deti valëzimi do të jetë i forcës së ulët 1 ballë.