“Ç’është kjo e zezë që na ndodhi”/ Julia Ilirjani habit me deklaratën e PAPRITUR: Nuk i dua burrat…

Eftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Julia Ilirjani ka bërë në deklaratë të papritur, duke i habitur të gjithë në studio. Aktorja ishte në studio së bashku me aktorin, Gert Ferra, pasi të dy janë pjesë e shfaqjes “Miu Griosh”.

Në një moment gjatë intervistës, në studio u dëgjua një audio, ku dikush kishte një pyetje për Julian:

“Ej Julia e dashur t’u realizua ëndrra të jesh përsëri në skenë pas 10 vitesh. Julia, një pyetje specifike, më mirë një burrë me bark apo një burrë me kurriz të dalë?”.

E pikërisht përgjigja e kësaj pyetje i ka habitur Bietën dhe Gertin, pasi Ilirjani u shpreh:

“Edhe mendo se ja bëri pyetjen një gruaje që nuk do fare burra afër”.

Pjesë nga biseda:

Gerti: E zeza

Bieta: Pse?

Julia: Se nuk i kam shumë qejf

Bieta: Ça ka ndodhur?

Gerti: Hë moj motër, hë tani, ç’është kjo e zezë që na ndodhi, Juli këtu e gjete moj

Bieta: Ai i shkreti tha kam bërë divorc, të gjitha këto, Julia paska ndërruar krah

Julia: Nuk kam ndërruar krah, gjithmonë pëlqej dhe preferoj meshkujt, por nuk i dua shumë afër. Domethënë nuk dua burra nëpër shtëpi se më mërzisin. Kjo ishte e tëra.

Gerti: Shyqyr

Bieta: Domethënë ja ke ulur qepenat vetes për një marrëdhënie?

Julia: Unë thashë nuk dua në shtëpi

Bieta: E pra, ndryshon situata.