Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër është marrë sërish në pyetje nga autoritetet. Vaso besohet se ishte shënjestra e atentatit të kryer nga Ragip Gila, i cili la të vdekur dy persona dhe plagosi dy të tjerë, përfshirë edhe 43-vjeçarin.
Ai ka treguar për autoritetet se ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit në momentin që pa një person me skafandër në kokë dhe armë.
“Në atë moment u ngrita dhe u largova me vrap”, u shpreh ai.
Më pas ai rrëfeu se Gila e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë. Sakaq ai mohoi të kishte njohje me autorin apo ndonjë konflikt të mëparshëm. Sa i përket marrëdhënies së tij me fisin Bajri, Vaso pranoi se ka miqësi me ta, por u shpreh se nuk është i përfshirë në ngjarje kriminale.