SHTATORI NIS ME PËRMBYTJE! Pemë të rrëzuara dhe evakuime në disa rajone të Italisë

Moti i keq ka goditur ashpër qendrën dhe veriun e Italisë, duke shkaktuar dëme dhe emergjenca të shumta. Në Toscana, veçanërisht në ishullin Elba dhe në provincën e Livornos, rreth 200 persona kanë mbetur të izoluar në zonën e Fornos pas një rrëshqitjeje dherash që ka bllokuar rrugët.

Disa përrenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në Portoferraio dhe në pjesë të tjera të Livornos.

Në Venecia u aktivizua sistemi për mbrojtjen nga përmbytjet, pasi pritet një valë e lartë deri në 110 cm. Shiu i dendur ka prekur edhe Venezian, ku janë regjistruar mbi 200 milimetra reshje. Në Bibione dhe Lignano Sabbiadoro, kampingje me mbi 2.000 persona janë evakuuar për arsye sigurie.

Në Lecco e Como janë regjistruar përmbytje dhe evakuime. Vetëm në Blevio u shpëtuan 19 persona.

“Në provincën e Bergamos e të Vareses rrugë dhe nënkalime u mbushën me ujë, duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullim. Shumë banesa dhe bodrume u përmbytën gjatë natës.

Vetëm në 24 orë janë kryer 280 ndërhyrje nga zjarrfikësit mes Lazios, Ligurias, Toskanës dhe Lombardisë. Në disa zona në Romë era e fortë ka rrëzuar pemë ndërsa dëme janë shënuar dhe nga përmbytjet.