Ringritja e PD-së ka vetëm një rrugë: Largimin e Sali Berishës
Por a mund të ndodhë kjo?
Saliu po i shtyn protestat e shtatorit. Nuk po jep një datë. Kjo sepse ka të dhëna që do të dështojë. Por edhe demokratët me nivel po thonë: çdo të thotë protestë kur ti nuk ke vota për të ardhur në pushtet?!
Por përgjigjja e kësaj pyetjeje është kjo: Është mendja e çoroditur e Berishës që nuk e kupton se protesta, po nuk ka numur, ajo është një dështim, sepse provon që aktualisht PD nuk ka më votë konkurruese për pushtet sot në Shqipëri.
Atëherë?
Po patologjia e Saliut dhe frika e tij, si mund të qetësohen?
Asgjë.
Kur një politikan që drejton partinë që duhet të jetë konkurente për të ardhur në pushtet; i provohet se ai nuk ka vota, ky politikan duhet të japë dorëheqjen.
Por ky nivel politikanësh sot nuk vjen dot as nga Tropoja dhe as nga Shqipëria.
Atëherë.
Duhet pritur gjyqi i Sali Berishës që zhvillohet gjatë këtij muaji, sepse në këtë pikë ka mbetur pyetja: si duhet të veprojë PD që të jetë konkurente e denjë drejt marrjes së pushtetit politik, duke fituara zgjedhjet që do të vijnë?
Ka vetëm një zgjidhje kjo pyetje:
Largimi i Saliut nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Por a mund të ndodhë kjo?