Ndërsa hetimet dhe kërkimet për gjetjen dhe kapjen e snajperit që ekzekutoi aktivistin aleat të presidentit amerikan Donald Trump po vijojnë me intensitet nga autoritetet, detaje të reja dalin ngja atentati vdekjeprurës në Utah.
Autori ishte fshehur në çatinë e një godine në distancë jo shumë të largët nga vendi i atentatit. Madje disa prej të pranishmëve e pikasën atë në lëvizje, por ishte vonë.
Charlie Kirk , 31 vjeç, një aktivist konservator dhe aleat i ngushtë i Donald Trump, u vra gjatë një aktiviteti universitar në Salt Lake City. Dëshmitarët përshkruan të shtëna të qëlluara nga maja e një ndërtese, të cilat shkaktuan një rrëmujë midis studentëve dhe pjesëmarrësve.
Trump e quajti atë “një amerikan të madh” dhe akuzoi retorikën e së majtës radikale për nxitje të urrejtjes dhe dhunës. Hetimi mbetet i pasigurt: FBI dhe guvernatori po raportojnë një arrestim, por policia lokale pohon se i dyshuari është ende në arrati.