A do t’i bojkotojë PD zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë? Berisha: Ka dy taktika…

Kreu i PD-së, Sali Berisha i pyetur para nisjes së Kuvendit nëse do të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë, u shpreh se “është armë e formë, por ndoshta forma më e lehtë”.

Pjesë nga deklarata:

A do të hyni në garën e Bashkisë së Tiranës?

Sali Berisha: të gjitha vendimet do të bëhen të ditura, me Ramën zgjedhje të lira nuk ka

A do ti bojkotoni zgjedhjet e Tiranës?

Ka dy taktika, edhe ajo është taktikë, por nuk mund të them qëndrimin, Zgjedhjet mund ti bojkotojmë, mund të bojkotojmë zgjedhjet e përgjithshme nuk kishim asnjë kusht, por në përpjekjen e betejës bojkoti është edhe ajo një armë e formë, por ndoshta forma më e lehtë.