Krimi në Shkodër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, armët që iu gjetën autorit

Këto janë dy armët që i janë gjetur autorit të vrasjes në Shkodër, ngjarje që ndodhi më 8 shtator ku mbetën të vdekur dy persona dhe të plagosur dy të tjerë.

Siç ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, armët janë sekuestruar pas arrestimit të autorit. Bëhet fjalë për një pistoletë model çek dhe një automatik model izraelit.

Kujtojmë se grupi hetimor po rindërton skemën e krimit duke ndjekur lëvizjet e autorit para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Dyshohet se ai ka bashkëpunuar me më shumë se dy persona, të cilat janë shpallur në kërkim ndërkohë.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e larjes së hesapeve dhe që urdhri të jetë dhënë nga një grup kriminal.

Nga ngjarja mbetën dy viktima Armando Pali e Liridon Krajën, si dhe dy të plagosur: E.V. (Brajoviç), i cili ishte dhe shënjestra atentatit, si dhe një kamariere 25-vjeçare.

/tvklan.al