Gjendet i pajetë në banesën e tij 73-vjeçari/ Dyshimet e para nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë. Shtetasi B.L., 73 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët.

Sipas policisë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi B. L., 73 vjeç, i cili dyshohet se ka varur veten në banesën e tij”.