Partia Demokratike nuk ka marrë ende një vendim për kandidatin në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
I ftuar në një emision televiziv, nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha se Ilir Alimehmeti është një mjek i shkëlqyer e mund të jetë kandidat, por shtoi se e djathta ka edhe shumë figura të tjera potenciale.
Ai theksoi se vendimi për kandidaturën i takon kryetarit të PD dhe strukturave të partisë. Sipas tij, në kushte normale, PD mund ta fitojë lehtësisht Tiranën përballë një kandidateje të konsumuar si Ogerta Manastirliu.
Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD Agron Gjekmarkaj: Të jem tërësisht i ndershëm, PD nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do bëjë më zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Është vendim që i takon kreut demokrat dhe organeve të partisë. Do kishin kuptim zgjedhjet, nëse ata janë të lira e të ndershme dhe do ishte mundësi për çdo opozitë, që të bënte rotacionin, qoftë në Tiranë. PD ka gjitha potencialet për të qenë parti fituese.
Ilir Alimehmeti është një mjek i shkëlqyer, por e djathta shqiptare ka shumë potenciale të tjera. Nuk e di nëse Alihemeti dëshiron të bëhet pjesë e zgjedhjeve, por PD ka plot potenciale për të nxjerrë një kandidat fitues në zgjedhje. Zonja Ogerta Manastirliu, që Rama e shpalli si kandidate nga PS, është figurë e konsumuar dhe në kushte normale, mundet lehtë nga PD.