Avishkar Raut, vetëm 16 vjeç, është kthyer në simbol të rezistencës kundër korrupsionit në Nepal. Ai fitoi vëmendje në mars, pas fjalimit të tij të fuqishëm “Jai Nepal” gjatë një eventi shkollor, që më pas u bë katalizator për shpërthimin e protestave masive në Kathmandu.
Në video që qarkullojnë në rrjete sociale, Avishkar shihet duke udhëhequr turma të rinjsh, duke thirrur parulla dhe kërkuar llogaridhënie nga qeveria. Protestat e udhëhequra nga brezi Gen Z kanë përshkallëzuar situatën politike: kryeministri K P Sharma Oli dha dorëheqjen, e cila u pranua nga presidenti, ndërsa ndërtesa e Parlamentit u sulmua dhe u dogj, duke tronditur opinionin publik.
Lëvizja antikorrupsion ka fituar gjithashtu mbështetjen e personazheve të njohur nepalezë, duke i dhënë më shumë jehonë revoltës së të rinjve.
Avishkar Raut po dëshmon se mosha nuk është pengesë për të kërkuar ndryshim. Guximi i tij ka frymëzuar një brez të tërë që kërkon drejtësi, transparencë dhe një të ardhme më të ndershme për Nepal.