Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, komentoi formimin e qeverisë së re Rama 4.
Sipas tij, kabineti është një vazhdimësi e frymës autokratike të Edi Ramës, ku ministrat luajnë rolin e kukullave. Lubonja theksoi se vendimet merren në prapaskenë, ndërsa pushteti kontrollohet nga një lidhje e ngushtë mes qeverisë, oligarkëve dhe krimit të organizuar.Ai shtoi se edhe mbështetja ndërkombëtare i jep Ramës legjitimitet në këtë sistem të mbyllur pushteti.
Fatos Lubonja: Ishte një qeveri e vazhdimësisë, e të njëjtës frymë. Me vazhdimësi kuptojmë rritjen e frymës autokratike të Edi Ramës, ku ministrat gjithmonë e më shumë kanë rolin e kukullave në skenë, ndërkohë që fijet e vendimeve merren në prapaskenë. Edhe oligarkët që dikur ishin me Berishën, sot janë me Ramën.