Ragip Gila, autori atentatit me të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë.
Mësohet se 29-vjeçari për momentin po mbahet në qeli të veçantë, për arsye sigurie.
Në sulmin e armatosur, Erogen Brajoviç mbeti i plagosur rëndë, ndërsa truproja i tij, Liridon Kraja (më parë Lushi), dhe një tjetër person, Armando Pali, humbën jetën.
Në përplasje u plagos edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kacerri, e cila pësuar lëndime serioze në gjymtyrë, dhe familja e saj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për trajtimin mjekësor.
Ai u arrestua ne tentative arratisje disa ore pas ngjarjes se rende ne Shkoder.