Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit
Sipas SHMU-së, parashikohen alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në zonat malore
Pjesa tjetër e territorit pritet të jetë pa reshje, me kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug, era do të jetë disi më e fortë, duke arritur herë pas here shpejtësinë 6-11 m/s.